Bëhu mikpritës
Filloni të fitoni para sipas orarit tuaj
Filloni të fitoni para sipas orarit tuaj
Bashkëpunoni me një partner të besueshëm në mikpritje. Exelent BnB kujdeset për çdo detaj – nga prezantimi profesional i pronës tuaj, te komunikimi me mysafirët dhe menaxhimi i rezervimeve. Ju ofrojmë siguri, transparencë dhe fitim maksimal, pa stresin e përditshëm.
Sistemi ynë i menaxhimit të rezervimeve është i thjeshtë dhe i automatizuar. Mysafirët mund të rezervojnë me disa klikime, ndërsa ju merrni njoftime të menjëhershme. Ne kujdesemi për kalendarin, pagesat dhe organizimin, që ju të përfitoni kohë dhe qetësi mendore.
Çdo pronë është unike – dhe ne e trajtojmë si të tillë. Ju vendosni rregullat, çmimet dhe kushtet, ndërsa ne i përshtatim shërbimet tona për të përmbushur pritshmëritë tuaja. Nga listimi te strategjia e marketingut, gjithçka është e personalizueshme.
Krijo një profil tërheqës për pronën tënde me përshkrim, foto profesionale dhe çmim të personalizuar. Ne të ndihmojmë të dalësh në pah dhe të të gjejë mysafiri i duhur.
Komunikimi dhe pritja janë çelësi i suksesit. Ti vendos rregullat – ne të mbështesim në çdo hap që eksperienca e mysafirit të jetë perfekte.
Shndërro hapësirën tënde në burim të qëndrueshëm të ardhurash. Me sistemin tonë të menaxhimit dhe pagesës, fitimet tuaja janë të sigurta dhe të qarta.
![]()
Ndrysho me lehtësi përshkrimin, çmimin, fotot dhe disponueshmërinë e pronës. Të gjitha listimet qëndrojnë të organizuara në një panel të thjeshtë për t’u përdorur.
![]()
Ndjek çdo rezervim në kohë reale. Konfirmo, refuzo ose vendos rregulla automatike për prenotime sipas preferencave të tua.
![]()
Vendos vetë çmimet, tarifat shtesë dhe zbritjet sezonale. Përcakto fleksibilitetin e çmimeve për të maksimizuar të ardhurat.
Kliko “Bëhu Host”, regjistrohu dhe plotëso informacionet për pronën. Ne kujdesemi për publikimin dhe promovimin.
Mysafirët paguajnë online. Ti merr pagesën pas konfirmimit të prenotimit, përmes Stripe ose PayPal.
Për të aktivizuar opsionin “Featured Listing”, na kontakto për tarifat dhe aktivizimin manual.
Rimbursimet varen nga politika e anulimit. Mund të bëhen përmes panelit të përdoruesit sipas afateve.
Hap një llogari, krijo një listim me të dhënat e pronës dhe ne të ndihmojmë ta aktivizosh.
Pas rezervimit, komunikimi është i mundur përmes platformës ose me email/telefon.
Pagesat procesohen automatikisht në llogarinë tënde pasi të përfundojë qëndrimi i mysafirit.
Anullimet bëhen përmes panelit të llogarisë, sipas kushteve të vendosura për çdo listim.
Dashuria për dijen është thelbësore. Jeto me vlera dhe qëllim të qartë. Përpiqu për zhvillim të vazhdueshëm dhe përmirësim.
Log in
Don't have an account? Register
Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.
Register with your email
Do you already have an account? Log In
Na kontaktoni